Home ShowBiz Libri u publikua, Lilibet dhe e gjithë familja pjesë e projektit të Meghan Markle
Libri u publikua, Lilibet dhe e gjithë familja pjesë e projektit të Meghan Markle
0

Libri u publikua, Lilibet dhe e gjithë familja pjesë e projektit të Meghan Markle

0
0

Meghan ka publikuar së fundmi librin e saj për fëmijë, të cilin ia kushton bashkëshortit të saj, Princit Harry dhe djalit të tyre dy-vjeçar Archie dhe me sa kuptojmë as e bija nuk ka mbetur jashtë këtij momenti.

Libri “The Bench”, i cili ka në qendër të tij marrëdhëniet midis babait dhe djalit përmes syve të një nëne, doli në stendat e librave vetëm pak ditë pasi çifti mirëpriti vajzën e tyre Lilibet Diana.

Libri i parë për fëmijë i Meghan Markle është publikuar. Ajo përfshiu të gjithë familjen e saj, përfshirë vajzën e porsalindur Lilibet Diana!

“Për bashkëshortin dhe djalin që më bëjnë zemrën të pompojë”, shkroi Meghan me një shënim të shkruar me dorë brenda librit.

Ilustrimi përfundimtar i librit duket se është frymëzuar nga jeta e Dukës dhe Dukeshës së Sussex në Kaliforni, me Harry ulur në stol duke ushqyer pulat me Archie. Një grua e veshur me një kapele dielli, që përfaqëson Meghan, qëndron në një kopsht me foshnjën Lili.

Në libër janë përfshirë edhe kafshët më të dashura të familjes ku një pjesë ilustrohen dhe në foto.

Linku: https://people.com/royals/meghan-markle-releases-childrens-book-the-bench/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/meghanmarkle_official/