Home ShowBiz Sot një nga moderatoret më të mira, dikur e paragjykuan si ‘maloke’
Sot një nga moderatoret më të mira, dikur e paragjykuan si ‘maloke’
0

Sot një nga moderatoret më të mira, dikur e paragjykuan si ‘maloke’

0
0

Fjoralba Ponari dhe pse është e zhytur në projektet e saj në ekran, gjen kohë dhe për të bashkëbiseduar me ndjekësit.

Në një nga diskutimet e fundit moderatorja ka prekur një temë mjaft të komentuar në një vend të vogël si yni.

Diferencat krahinore duket se kanë ekzistuar dhe do të vijojnë pavarësisht cilësive të indivitit. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse Ponari e ka vuajtur një gjë të tillë.

Moderatorja shkruan:

‘Kam kujtime jo të mira, sidomos nga 9-vjeçarja dhe në mënyrë të veçantë nga mësuesja e kimisë, e cila, fëmijët veriorë ku bëja pjesë dhe unë i ofendonte e i trajtonte me një përbuzje ç’njerëzore. Madje mbaj mend, kur mamaja ime erdhi që të ballafaqohej me të për qëndrimin që kishte ndaj meje, përgjigjen e saj pasi kuptoi që ime më nuk ishte veriore e kam të skalitur në kujtesë që shprehimisht i tha: ‘Po ti duhej të më thoje, që është gjysmë maloke vajza se dhe ne e zgjidhnim ndryshe! Megjithatë injoranca dhe përbuzja e saj dhe e askujt, nuk më ka penguar kurrë që të luftoj drejt së ardhmes time dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe vajza jote’, iu përgjigj Fjoralba ndjekësit.

Linku: https://www.instagram.com/stories/fjoralba.ponari/2591467653495716730/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CPx6MAEByAB/