Rovena Dilo mbetet një nga këngëtaret më të spikatura. Ajo ka një jetë që na dhuron art të mirfilltë.
Së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e Rudinës ku ka treguar përjetimin mbi famën në fillesat e saj. Këngëtarja ka treguar se fama është shumë e vështirë për tu pritur me këmbë në tokë.
Dilo ka ndarë disa momente nga rrugëtimi i saj në lidhje me raportin me fansat dhe famën.
‘Në atë kohë shumë njerëz në lokal sillnin fotografitë e tyre, ne të adhurojmë, na adhuro dhe ti, ne të duam. Një herë kur nxora këngën dhe albumin “Ante”, më vinte një person, ishte burrë i rritur dhe një moment më tha kam shumë ditë që kam ardhur dhe ti më ke parë.
Unë e kisha parë se me uleshe atje dhe më tha si mund të thuash që dorëzohem? Kujt i dorëzohesh ti, më kërkoi llogari. Ai e kishte menduar shumë gabim që unë kisha thënë një titull dorëzohem. E kishte shkëputur nga konteksti im dhe e kishte marrë në kontekstin që i interesonte’, ka rrëfyer këngëtarja.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=ZbC95IZFwW4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rovenadilo/