Home ShowBiz Puthje dhe përqafime, çfarë po ndodh mes Shqipes dhe Atdheut
Puthje dhe përqafime, çfarë po ndodh mes Shqipes dhe Atdheut
0

Puthje dhe përqafime, çfarë po ndodh mes Shqipes dhe Atdheut

0
0

Atdheu dhe Shqipja janë një nga dyshet më të zhurmshme në mediat rozë. Gjatë emisionit Atdheu dhe Shqipja kanë pasur përplasje të forta mes tyre.

Pas daljes nga emisioni duket se sherret mes tyre kanë marrë fund dhe dyshja janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Atdheu së fundmi ka ndarë një video në rrjete sociale ku shfaqet duke u përqafuar me Shqipen.

Shqipja në daljen e saj të fundit u shpreh se është në një njohje të re. Për sa i përket Atdheut ai sapo është ndarë nga Sara dhe ende nuk dihet çfarë po ndodh me jetën e tij.

Atdheu pak më parë u shpreh se iu ka vënë vizën disa personave, që i konsideronte si vëllezër, por që ia kanë punuar pas krahëve, duke nënkuptuar Andin i cili u pa në shoqërinë e Sarës dhe vëllait të tij, fakt ky që e ka irrituar Atdheun.

Linku: https://www.instagram.com/stories/atdhe_xharavina/2593077525367059757/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/