Home ShowBiz Në emision nuk iu eci, jashtë Juli i bën propozimin e papritur Sindit
Në emision nuk iu eci, jashtë Juli i bën propozimin e papritur Sindit
0

Në emision nuk iu eci, jashtë Juli i bën propozimin e papritur Sindit

0
0

Sindi dhe pse prej kohësh ka dalë nga emisioni, mbetet një nga emrat më të komentuar lart e poshtë në shtypin rozë dhe rrjetet sociale.

Së fundmi konkurrentja ka marrë një propozim të hapur nga Juli. Nëpërmjet një video Juli shprehet:

‘O Sindi të ftoj të vizitojmë Rumaninë bashkë nga cepi në cep. Mund të vish të eksplorojmë Rumaninë së bashku, hajde po deshe.’

Kujtojmë se Sindi ka mbaruar studimet në Rumani dhe gjatë emisionit nuk pati një përputhje mes saj dhe Julit dhe as me djemtë e tjerë pavarësisht takimeve që realizuan.

Juli gjithmonë ka treguar se është një njeri pa komplekse dhe nuk ngurron ta thotë atë që mendon. Gjatë emisionit dyshja kanë pasur përplasje të vogla por me sa kuptojmë çdo gjë i ka mbetur të shkuarës dhe situata është sheshuar mes tyre.

Linku: https://www.instagram.com/stories/aventuratejulit/2592922587501620241/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/_cindyloci_/