Futbollisti i njohur Granit Xhaka është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Xhakën shpesh e shikojmë të ndajë momente nga jeta e tij personale dhe profesionale.
Së fundmi ai ka guxuar me look-un e tij dhe ka vendosur që ta surprizojë bashkëshorten nëpërmjet një lidhje direkte me telefon.
Leonita ka mbetur e habitur kur ka parë se nga brun partneri i saj ishte bërë biond.
Kujtojmë se dyshja janë të bekuar me dy vajza. Në muajin prill erdhi në jetë e vogla e tyre Laneya.
‘Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021’, shkruajti futbollisti pak muaj më parë kur ndau lajmin e ëmbël.
Vajza e madhe e familjes Ayana është 2 vjeçe e pak dhe prindërit duken më të lumturit nga të gjithë që zoti i bekoi me këtë ndjesi të veçantë.
Linku: https://www.instagram.com/p/CQGS5cTqvwC/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJeYfjnMXlZ/