Home ShowBiz ‘Mbylle se nuk të duroj dot më’, gazetarja dhe opinionisti ‘përplasen’ keq në studio
‘Mbylle se nuk të duroj dot më’, gazetarja dhe opinionisti ‘përplasen’ keq në studio
0

‘Mbylle se nuk të duroj dot më’, gazetarja dhe opinionisti ‘përplasen’ keq në studio

0
0

Në emisionin e Bieta Sulos sot janë mbledhur një panel për të diskutuar videon virale të një sherri mes të rinjve që ndodhi pak orë më parë në Shëngjin.

Pjesë e panelit ishte Zhaklinë Lekatari dhe opinionisti Elton Sarasela ku për shkak të qëndrimeve të ndryshme dyshja u përfshinë në debate të forta mes tyre.

‘Me hamendësim them se kanë luajtur gabim vajzat. “Molla e sherrit” vajzat janë, vajzat nuk kanë luajtur bukur me djemtë dhe çunat janë prekur në sedër. Një vajzë e zgjuar mund ta shmangte sherrin”, u shpreh Eltoni, deklaratë kjo që nuk kishte si të mos ngjallte debate të forta.

Zhaklinë Lekatari ishte e para që e kundërshtoi, duke e cilësuar të prapambetur dhe disiformues mendimin e tij.

“Po mbylle mo burrë se s’ të dëgjoj dot më në këtë histori. S’ do të lë të flasësh, s’ të duroj dot më se po jep disinformacion”, tha Zhaku.

“Zhaklina po s’dëgjove, mbylli veshët. Unë jap mendimin tim, po s’duron dot, plas në vend”, ia ktheu Eltoni.

Linku: https://www.instagram.com/p/CQY7D96H_A4/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/topchannelalbania/