Home ShowBiz Në ditën e tij, Justin Timberlake poston foton e parë të djalit Phineas
Në ditën e tij, Justin Timberlake poston foton e parë të djalit Phineas
0

Në ditën e tij, Justin Timberlake poston foton e parë të djalit Phineas

0
0

Justin Timberlake ndau në Instagram në ditën e babait foton e parë të djalit të vogël të tij, të cilin ata e mirëpritën në fshehtësi në korrik. Kujtojmë se çifti  kanë dhe një djalë 6-vjeçar, Silas.

Së bashku me një foto të Silas duke kënduar në një mikrofon, Timberlake ndau një pamje të tij duke luajtur një lojë video ndërsa të dy djemtë e tij e shikonin. Në foto, Timberlake ulet me Silas në shtrat, ndërsa Phineas rri në dysheme me blloqe, ndërsa djemtë shikojnë me vëmendje në TV.

‘Të jesh baba është më mirë sesa mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë”, mbishkroi Timberlake postimin e tij. “Faleminderit baballarëve të mi dhe gjyshërve të mi që bënë rrugën e parë, duke bërë sakrifica për mua që të jetoja ëndrrat e mia dhe që më mësuan se jeta reale ndodh në të gjitha momentet e vogla. Gëzuar festën të gjithë baballarëve.’

Linku: https://www.etonline.com/justin-timberlake-posts-first-pic-of-son-phineas-in-honor-of-fathers-day-167627

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3nOsF0B5_B/