‘Shkova për një vajzë tjetër’, Lumi B tregon si përfundoi rastësisht në krahët e bashkëshortes
Këngëtari Lumi B së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Robi plaket kur don vetë’.
Ai në bisedë e sipër ka rrëfyer disa detaje mbi jetën personale. Këngëtari ka zbuluar se si është njohur me bashkëshorten e tij me të cilën ka dhe një djalë që kanë vendosur ta quajnë Blin.
Lumi ndryshe nga pjesa më e madhe e djemve që mundohen ta zbukurojnë momentin e njohjes me partneren ka vendosur ta rrëfejë pa dorashka.
Këngëtari zbulon se e ka njohur në një festë Mirandën dhe fokusi i tij gjatë këtij eventi ishte tek një femër tjetër.
Fati dhe rastësia ka dashur ti bëjë bashkë dyshen dhe një gjë të tillë e pranon dhe vetë Lumi.
‘Në momentin që e kam parë e kam kuptuar që ajo është e imja dhe fatmirësisht që nga mosha 20 vjeçare e deri më sot jemi së bashku’-thotë këngëtari.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=FWxFZoTOV74
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF47hcPj3D8/