Home Lifestyle Hapat që nuk duhet ti neglizhoni menjëherë pasi jeni kthyer nga plazhi
Hapat që nuk duhet ti neglizhoni menjëherë pasi jeni kthyer nga plazhi
0

Hapat që nuk duhet ti neglizhoni menjëherë pasi jeni kthyer nga plazhi

0
0

Fytyra

Lani fytyrën mirë pas një dite në plazh. Kemi i diellit ka shërbyer qëllimin e tij, por është e rëndësishme që ta hiqni me pas nga fytyra, në mënyrë që të mos bllokohen poret tuaja, së bashku me djersën e mbetur, ujin e kripës dhe rërën që ndoshta ka mbetur.

Trupi

Bëni një dush të freskët pas kthimit nga plazhi. Pastroni mirë me një sfungjer ose furçë trupi për të hequr qafe shtresat e dëmtuara nga dielli, djersa dhe rëra. Përdorni një sapun të butë, pastaj vazhdoni me një hidratues. Gjithashtu mund të bëni një banjë qumështi qetësuese.

Flokët

Flokët nuk i tregojnë efektet e shumta të diellit aq shpejt sa lëkura, por ata dëmtohen shumë. Ju duhet t’i lani patjetër flokët pas plazhit. Përdorni një shampo bimore dhe hidratues.

Provoni një maskë ose balsam nëse flokët duken të brishtë. Mund të përdorni mjaltë pak të vakur për të trajtuar flokët e ashpërsuar nga plazhi. Fërkoni majat e flokut me pak vaj ulliri.

Linku: https://www.pinkvilla.com/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-woman-sitting-on-seashore-1451144/