Home ShowBiz Në një rrëfim ndryshe, Marina Vjollca surprizon me të rejat e fundit
Në një rrëfim ndryshe, Marina Vjollca surprizon me të rejat e fundit
0

Në një rrëfim ndryshe, Marina Vjollca surprizon me të rejat e fundit

0
0

Marina Vjollca është një nga moderatoret që pëlqen që të flitet për veprat e saj dhe jo për jetën personale. Ndër vite e shikojmë mjaft të arrirë në sekenat e moderimit. Prej kohësh nuk e kemi parë Marinën në një intervistë të detajuar si kjo e fundit që ka dhënë për mikun e saj Eraldo Rexho.

Gjatë intervistës Marina i preku të gjithë sektorët e jetës së saj. Ajo foli për raportin e saj me Getin. Marina u shpreh se gjithmonë luftojnë për ta lënë pa fjalë njëri-tjetrin dhe për ta  bërë raportin e tyre më të veçantë.

Një pikë tjetër që u ndal ishte arritja e saj për tu bërë imazhi i linjes së Elisabetta Franchi. Marina vendosi që të sillte markën ekskluzivisht në Shqipëri.

‘E para, privilegj dhe përgjegjësi që m’u besua mua ekskluziviteti. E dyta, edhe për Shqipërine është një arritje që marka të mëdha prestigjioze po afrohen për të qenë pjesë e tregut tonë. “Elisabetta Franchi” është i pari brand luxury që do të vijë si monobrand në Shqipëri. Është kaq bukur që hartës së një marke që gjendet në shumë vende të botës tani do t’i shtohet edhe vendi ynë,’-ka thënë ajo.

Linku:RevistaWho

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/marina_vjollca/?hl=en

tags: