Home ShowBiz ‘Ishte një dështim total për mua,’ Elhaida Dani rrëfen ‘tërheqjen’ nga muzika
‘Ishte një dështim total për mua,’ Elhaida Dani rrëfen ‘tërheqjen’ nga muzika
0

‘Ishte një dështim total për mua,’ Elhaida Dani rrëfen ‘tërheqjen’ nga muzika

0
0

Elhaida Dani njihet si këngëtarja e sukseseve dhe pavarësisht kohës mbetet një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare. Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në ‘Soirë’ ku ka vendosur të ndajë me ndjekësit etapat më të rëndësishme të jetës së saj.

Ndër të tjera Elhaida ka treguar se jo gjithmonë është ndjerë krenare me veten dhe një moment të tillë e ka ndarë me ndjekësit.

Këngëtarja ka treguar se pjesëmarrja e saj tek ‘Ethet’ e ka përballur me dështimin e saj të parë dhe aty ka menduar që muzika nuk është arma e saj më e fortë.

‘Ishte një dështim total për mua si Elhaida, sepse ishte hera e parë që them që nuk jam vetëm vajza që i bie pianos, klasike në shkollë, por jam edhe ajo këngëtarja. U eleminova raundin e dytë. Këtë gjë nuk e tregoj shpesh, por ja do ta tregoj sot. Ndodhi që kishte këngëtarë shumë të mirë. Atë vit konkurronin Xhensila Myrtezaj, Kejsi Tola, Dorina Garuci. Kishte disa emra vërtet shumë të mirë që këndonin me vite, goca skene. Unë sapo kisha filluar, ngjitesha në skenë për herë të parë dhe këndoja e ndrojtur dhe u eleminova në radhën e dytë të raundeve. Thash ok e provova, nuk është gjëja ime, kurrë më në jetën time s’do kap një mikrofon në dorë. E kam bërë atë rrugën nga Tirana deri në Shkodër duke qarë dhe tani më mbushen sytë me lot, se babit i dhimbte zemra dhe nuk dinte çfarë të më thoshte. Babi dhe mami më qëndruan afër’, ka treguar Elhaida Dani.

Liku: https://www.youtube.com/watch?v=PP9Ty2NifhM

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CQjRXw1rPpG/