Home ShowBiz ‘Jam përdhunuar dhe trafikuar nga shumë persona’, missi shqiptar trondit me rrëfimin
‘Jam përdhunuar dhe trafikuar nga shumë persona’, missi shqiptar trondit me rrëfimin
0

‘Jam përdhunuar dhe trafikuar nga shumë persona’, missi shqiptar trondit me rrëfimin

0
0

Tuti Sejdiu u shpall ‘Miss Universe Kosovo’ pak javë më parë. Tuti Sejdiu së fundmi ka qenë e ftuar në ATV. Në intervistë e sipër Sejdiu rrëfeu historinë e trishtë të jetës së saj.

‘Në moshën 13-vjeçare jam përdhunuar e jam trafikuar nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi im nuk ka lënë institucion pa kërkuar drejtësi. Ata njerëz që janë munduar të ma marrin mua jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm sepse ka kërkuar ndihmë për mua, nuk është pranë meje po është në burg, drejtësi nuk ka pasur asnjëherë.

Ç’ka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as të na marrë në telefon, as ta shohim e ti çojmë rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet të jetë. Unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e do të vendosja drejtësi në vend.

Kjo kurorë ka vlerë të madhe për mua e ka dëshmuar që unë jam femër e fuqishme e pranë familjes, pavarësisht sfidave. Asgjë nuk më duket e vështirë në jetë, vetëm duhet të ketë pak durim’, tha Sejdiu teksa ka tronditur me rrëfimin e saj.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=_2TK0EY4c9c

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/tuti.sejdiu/