0
0
Jonida Maliqi së fundmi ka qenë e ftaura në ‘Pushime On Top‘ dhe nuk kishte si të mungonte një bisedë mbi pushimet.
Maliqi u shpreh se janë pushimet e para që po i kalon single. Ajo ka vendosur që këtë periudhë ta shijojë në maksimum me familjarët dhe miqtë.
Jonidën e kemi parë të eksplorojë në karrierën dhe një nga eksperimentet e fundit ka qenë ekrani.
Ajo finalizoi sezonin e parë të projektit të saj ‘Jonida’s Room’ dhe me sa kuptojmë ky projekt do të vijojë dhe në sezone të tjera.
Për sa i përket planeve të muzikës këngëtarja shprehet se nuk do të ndahet kurrë nga ajo dhe pse muzika nuk ia ka kthyer reston e investimeve sipas saj.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=wGO_PLjSZ5E
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/jonidamaliqi/