Home ShowBiz Pas skandalit të bullizmit, Chrissy Teigen trondit ndjekësit me rrëfimin
Pas skandalit të bullizmit, Chrissy Teigen trondit ndjekësit me rrëfimin
0

Pas skandalit të bullizmit, Chrissy Teigen trondit ndjekësit me rrëfimin

0
0

Modelja Chrissy Teigen po kalon një periudhë të vështirë për shëndetin e saj mendor.

Ajo ka vendosur që këtë situatë të vështirë ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Chrissy ka treguar se ndihet shumë keq pas skandave te bullizmit kohët e fundit.

‘Nuk e di vërtet çfarë të them. Ndihem shumë çuditshëm në jetën reale. Të dal jashtë ma shpif dhe nuk ndihem mirë. Ndërsa qëndrimi në shtëpi vetëm më bën të ndihem edhe më shumë në depresion. Por e di që sido që po e përballoj këtë tani, nuk është përgjigjja e duhur. Ndihem e humbur dhe kam nevojë të gjej vendin tim përsëri, duhet të dal nga kjo gjë. Dëshiroj dëshpërimisht të komunikoj me ju, në vend që të pretendoj se gjithçka është në rregull,’ – tha Teigen.

Së fundmi modelja bashkëbisedimin me ndjekësit e mbylli në këtë formë.

‘Gjithëçka di është se ju dua, më ka marrë malli për ju dhe thjesht më duhej një moment i sinqertë me ju, sepse unë thjesht jam lodhur nga e gjithë kjo. Nuk mund të qëndroj më në heshtje!’

Linku: https://www.instagram.com/p/CRUniGcs9Qy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMNK53nh7Xt/