Europa Qendrore është përfshirë nga stuhia dhe ndikimi do të ndjehet me ndryshime të theksuara të motit dhe në vendin tonë.
Sipas metoalb ditën e shtunë pritet që të ketë rrebeshe shiu në zonën veriore dhe verilindore, ndërsa të dielën do të përfshihet edhe zona përgjatë bregdetit të Adriatikut.
Në javën që vjen do të jetë e fortë era në bregdet, e cila do të jetë e fortë, duke bërë që deti të ketë dallgë.
‘E shtuna parashikohet të sjellë reshje shiu në zonën veriore dhe verilindore. Dita e diel do të zhvendos në një pjesë të madhe të territorit. Do të përfshihen edhe zonat qendrore. Do të ketë reshje shiu në Velipojë, në Durrës, por shpëton zona e jugut. Ka pasur një rënie të temperaturave, krahasuar me të nxehtin që kaluam javën e shkuar. Parashikohet që termometri mos të kalojë 34 gradë celsius. Kryeqytet pritet që gjatë kësaj fundjave do të jetë 33 gradë. Dita e diel do të ketë rënie temperature, 32 gradë, do kemi të paraqitur gjatë kësaj fundjave parametrin e erës”, u shpreh ajo.
Linku: https://www.facebook.com/meteoalb
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/unrecognizable-person-with-umbrella-on-beach-5480712/