Home ShowBiz Në një romancë të re dashurie, Tea flet mbi mashkullin që i rrëmbeu zemrën
Në një romancë të re dashurie, Tea flet mbi mashkullin që i rrëmbeu zemrën
0

Në një romancë të re dashurie, Tea flet mbi mashkullin që i rrëmbeu zemrën

0
0

Tea që nga dalja nga emisioni ka qenë një nga ‘hallet’ më të mëdha që shqiptarët kanë pasur.

Çdo lëvizje e saj që nga dalja çift me Andin tek lidhja me Beartin, e më vonë ndarja janë ndër lajmet më të zhurmshme në mediat rozë.

Interesi për të ditur më shumë rreth jetës private të saj duket se sa vjen dhe iu shtohet njerëzve.

Së fundmi Tea ka qenë e ftuar në rubrikën ‘Në fermë’ ku ka zbuluar se nga jeta e saj private ka të reja.

Tea ka pranuar se është në një romancë me një djalë dhe ky i fundit është një mashkull jashtë vëmendjes mediatike.

‘Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fatjonin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël’, u shpreh Tea.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=aGDYs4RDR_I

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/COqSv3ShWF_/