Home ShowBiz Dua Lipa zbriti në Tiranë, kryeministri Rama ndan mbresat e takimit të tyre
Dua Lipa zbriti në Tiranë, kryeministri Rama ndan mbresat e takimit të tyre
0

Dua Lipa zbriti në Tiranë, kryeministri Rama ndan mbresat e takimit të tyre

0
0

Dua Lipa ka ardhur në Tiranë së bashku me të dashurin e saj Anwar Hadid.

I gjithë rrjeti ka zhurmuar për ardhjen e saj në Shqipëri. Ajo ka ndarë disa pastime në rrjete sociale të cilat i ka shoqëruar me simbolin e shqiponjës.

Nuk ka nevojë që të aludoni më shumë, lajmin e konfirmon vetë kryeministri Rama me disa postime dhe një dedikim në rrjete sociale.

‘Dua Lipa që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.

Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike!’- shkruan Rama krahas postimit.

Pritet që sot këngëtarja shqiptare të zhvillojë një konferencë për shtyp para gazetarëve dhe të gjithë mezi po presim.

Linku: https://www.instagram.com/p/CRq22KyrGBW/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ediramaal/