Home Lifestyle Këto gafa të femrave gjatë seksit i bëjnë meshkujt të flasin me vete
Këto gafa të femrave gjatë seksit i bëjnë meshkujt të flasin me vete
0

Këto gafa të femrave gjatë seksit i bëjnë meshkujt të flasin me vete

0
0

Presin që partneri t’ju lexojë mendjen.

Çdo vajzë është e veçantë dhe mënyrat se si ajo mund të arrijë kënaqësi janë të ndryshme. Udhëhiqeni partnerin në mënyrë që t’ju ndihmojë. Tregohuni specifike dhe konkrete, kërkoni çfarë dëshironi dhe mos prisni që partneri t’ju lexojë mendjen.

Pasiviteti.

Kjo vihet në dukje në mënyra të ndryshme dhe sigurisht që jo gjithçka duhet t’i lihet në dorë burrit. Tregohuni të gatshme të jeni ato që fillojnë diskursin seksual. Kjo mund të ndihmojë në sjelljen e një fryme të re në marrdhënien tuaj. Dilni nga zona e rehatisë.

Pritshmëria për të performuar menjëherë.

Ndryshe nga çfarë mund të mendoni, burrat nuk kanë një komandë të menjëherëshme kur vjen puna te seksi. Mund te jenë të stresuar, të lodhur dhe jo gjithmonë kur ju doni seks, partneri mund të ketë dëshirë. Sidoqoftë, nëse doni t’ia arrini me patjetër, paraloja seksuale është mënyrë shumë e mirë për ta tërhequr. Gjithsesi vlen të theksohet se duhet të jeni të ndjeshme ndaj ndjenjave të partnerit dhe nevojave të tij.

Fjalët gjatë dhe pas seksit.

Shumë djem e përdorin seksin si mënyrë për ta hequr mendjen nga puna, stresi apo rutina, kështu që të bësh muhabet gjatë dhe pas seksit ndoshta s’është ideja më e mirë. Mos e merr personalisht nëse partneri fle gjumë më pas, trupi i tyre është i programuar për një gjë të tillë.

Pakujdesitë më higjenën.

Tregohuni të kujdesshme për shëndetin tuaj në përgjithësi. Mos harroni se mungesa e higjenës sjell infeksione kështu që nëse dy persona vendosin të kryejnë marrëdhënie seksuale duhet të ruajnë higjenën, për të mos i krijuar probleme edhe partneritsi dhe për të mos ia shpifur njëri-tjetrit.

Linku: https://www.cosmopolitan.com/sex-love/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/search/