Home ShowBiz Prej dy vitesh e sëmurë, Fiori Dardha një shpirt luftarak i pamposhtur
Prej dy vitesh e sëmurë, Fiori Dardha një shpirt luftarak i pamposhtur
0

Prej dy vitesh e sëmurë, Fiori Dardha një shpirt luftarak i pamposhtur

0
0

Fiori Dardha është një nga gazetaret më të njohura për ekranet tona. Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e Aulona Mustës.

Pasi rrëfeu detajet mbi largimin nga ekrani i Ora News pas 5 vitesh tashmë, Fiori rrëfeu se gjithçka ka qenë një zgjedhje paqësore.

Ndër të tjera gazetarja zbuloi se jo gjithçka shkon kaq vaj sa duket dhe ka ndarë me ndjekësit një moment sfidues që jeta e përballi.

‘Prej dy vitesh kam zbuluar që vuaj nga një sëmundje autoimune që më dëmton mëlçinë, duke ditur rëndësinë e këtij organi, u tremba shumë. Sot jam mësuar të bashkëjetoj me këtë sëmundje. Shpesh e sfidoj, ndonjëherë i bëj edhe karshillëk. Padyshim që ndonjëherë përpiqet edhe të më mundë, zë edhe krevatin por nuk ja tregoj njeriu. Askush nuk ma ka për borxh të dëgjojë dërdëllitjet e ankesat e mia. Nuk e di për sa kohë do arrij ta sfidoj por për aq kohë sa mundem do bëj të pamundurën të jetoj shëndetshëm dhe ta shpërfill sa mundem pavarësisht se jam në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tim, jeta është e bukur dhe do mësohem të jetojë me këtë “dhuratë” që më ka dhënë – shpreht Fiori.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=9mur5O5IXvw&t=3347s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fioridardha/