Home ShowBiz U tha se është shtatzënë, deklarata e Paris Hilton iu jep fund aludimeve
U tha se është shtatzënë, deklarata e Paris Hilton iu jep fund aludimeve
0

U tha se është shtatzënë, deklarata e Paris Hilton iu jep fund aludimeve

0
0

Emri i Paris Hilton është kthyer në një nga më të lakuarit. Të gjitha mediat e huaja aluduan se Hilton është në pritje të ëmbël.

Pas zhurmës së madhe Paris ka reaguar duke shuar një herë e mirë dyshimet.

‘U zgjova mes 3 mijë mesazheve. Të gjithë iPhone-t e mi po shpërthejnë, të pestë. Të gjithë më thonë urime dhe se ndihen shumë të lumtur për mua. Kam folur me njerëz që nuk kisha folur për vite me radhë”, tha Paris Hilton, teksa shtoi se është shtazënë me trinjakë. Por ajo e mohoi direkt këtë gjë, duke u shprehur se po bën thjesht shaka.

“Po bëj shaka. Nuk jam shtatzënë. Akoma. Po pres deri pas dasmës”, është shprehur ajo duke i bërë shumë të qarta planet e saj.

‘E vetmja gjë në furrë në këto momente është lazanja ime’, tha Paris, pas raportimeve që qarkulluan ditën e sotme në media.

Motra e saj, Nicky Hilton, gjithashtu e quajti spekulimin e shtatzënisë “jo të vërtetë” të martën.

Sidoqoftë, Paris zbuloi në podcast -in e saj se ajo është në procesin e bërjes së fustanit të saj të nusërisë dhe dëshiron të sigurohet që të përshtatet për dasmën e saj të vitit 2022.

Linku: https://pagesix.com/2021/07/27/paris-hilton-denies-shes-pregnant/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/parishilton/