1 Kujtojini vetes që të mbyllni sytë më shpes.
Meqenëse normat e mbylljes së syve zbresin për shkak të kohës në ekran. Kjo mund të ndihmojë në luftimin e syve të thatë.
2 Uluni sa më larg ekranit që të mundeni.
Ulja e një krahu larg nga ekrani i kompjuterit tuaj mund të ndihmojë në lehtësimin e tendosjes në sytë tuaj.
3 Ndriçimi i duhur përreth punës në kompjuter.
Sipas një rishikimi të sindromës së shikimit kompjuterik të botuar nga studiuesit në Departamentin e Oftalmologjisë dhe Shkencës Vizuale në Universitetin e Teksasit në Houston, “ndriçimi i duhur brenda zonës së punës të kompjuterit do t’i mundësojë përdoruesit të përmirësojë komoditetin dhe performancën vizuale duke eleminuar bezdinë dhe lodhjen vizuale.
4 Rregulloni shkëlqimin e ekranit.
Rregullimi i shkëlqimit të ekranit mund të ndihmojë që sytë të pushojnë. Të merret parasysh kalimi i ngjyrës së sfondit nga një e bardhë e ndritshme në një gri të ftohtë.
5 Bëni një pushim çdo 20 minuta.
Çdo 20 minuta, bëni një pushim prej 20 sekondash për të parë diçka 20 metra larg. Kjo ndihmon që muskujt e syve të rifokusohen. Shikimi i kompjuterit për orë të tëra mund ta bëjë më të vështirë për muskujt të përshtaten pasi sytë tanë më në fund të jenë të shkëputur nga ekrani.
6 Rregulloni madhësinë e tekstit
Zgjerimi i madhësisë së tekstit mund t’i shpëtojë sytë tuaj nga sforcimi për të kuptuar atë që është shkruar në ekran.
7 Ulni shkëlqimin verbues
Pastroni vazhdimisht pluhurat duke fshirë ekranet dixhitale mund të ndihmojë në uljen e shkëlqimit verbues, dhe gjithashtu mund të konsideroni të bashkëngjitni një filtër të zvogëlimit të shkëlqimit në ekranin e kompjuterit tuaj.
8 Merrni parasysh marrjen e syzeve të përshkruara posaçërisht për përdorim në kompjuteri.
Kjo është një pyetje që duhet t’i bëni mjekut tuaj, por syzet me dizajne të veçanta të lenteve, fuqitë e lenteve ose ngjyrat dhe veshjet e lenteve mund të ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga tendosja e një stili jetese të rëndë në ekran.
Linku: http://thescienceexplorer.com/brain-and-body/8-ways-protect-your-eyes-if-you-stare-screens-all-day
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/r87zX1RWECQ