Home ShowBiz Çfarë u vendos? Bill dhe Melinda Gates zyrtarisht të divorcuar
Çfarë u vendos? Bill dhe Melinda Gates zyrtarisht të divorcuar
0

Çfarë u vendos? Bill dhe Melinda Gates zyrtarisht të divorcuar

0
0

3 muaj pasi ish-çifti Bill dhe Melinda Gates njoftuan ndarjen, një gjykatës ka firmosur zyrtarisht divorcin e tyre.

Në marrëveshjen përfundimtare, të firmosur në Gjykatën e Lartë të Washington-it dhe të siguruar nga E!News, theksohet se nuk është urdhëruar asnjë vendim gjyqësor për paratë dhe as Melinda e as Bill nuk kanë kërkuar që të ndryshojnë emrat.

Gjithashtu nuk është urdhëruar që të ketë mbështetje bashkëshortore.

Tashmë Melinda dhe Bill Gates do të ndjekin përfundimisht rrugë të ndara. Ata janë prindër të dy vajzave, Jennifer Gates 24 vjeçe dhe Phoebe Gates 18 vjeçe. Po ashtu ish-çifti kanë një djalë, Rory Gates 21 vjeç.

Fillimisht ishte Bill Gates, ai që bëri publike ndarjen nga ish-bashkëshortja përmes një postimi në “Twitter”.

‘Pas një mendimi të gjatë dhe shumë pune, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë.’

Linku: https://www.eonline.com/

Burimi i fotos: https://www.google.com/search?q=bill+melinda