Home ShowBiz Dua Lipa e ‘dogji’ nën ritmin e muzikës shqiptare, këngëtarja e njohur ka diçka për ti thënë
Dua Lipa e ‘dogji’ nën ritmin e muzikës shqiptare, këngëtarja e njohur ka diçka për ti thënë
0

Dua Lipa e ‘dogji’ nën ritmin e muzikës shqiptare, këngëtarja e njohur ka diçka për ti thënë

0
0

Dua Lipa prej ditësh po pushon në Jug të vendit. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ndarë momentet më të bukura nga pushimet me familjen.

Së fundmi Dua ka rrëmbyer vëmendjen e mbarë ndjekësve me një video ku shfaqet duke kërcyer me gotë rakie në kokë nën ritmin e muzikës së Remzie Osmanit.

‘Më trego që je shqiptar, pa ma thënë që je shqiptar’, ka shkruar Dua përkrah videos, ku vihet re se rrethohet nga familjarët dhe miqtë e saj.

Thjeshtësia dhe natyraliteti i artistes për t’iu gëzuar plot krenari vendit dhe artit shqiptar ka bërë që këngëtarja të rrëmbejë akoma më shumë zemrat e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

Pas këtij momenti ka reaguar Remzie Osmani me një  status në rrjete sociale ku shkruan:

‘Kënaqësi me e pa se si një yll botëror si Dua, është kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhën e besa as muzikën shqipe. Faleminderit Dua. Je yll”, ka shkruar Remzie Osmani krahas videos teksa Dua këndon nën ritmet e këngës së saj.

Linku: https://www.instagram.com/p/CSJWvNMsaIl/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dualipa/