Home ShowBiz Dojna Mema kundërshton turmën, ja çfarë thotë për ardhjen e Goran Bregoviç në Korçë
Dojna Mema kundërshton turmën, ja çfarë thotë për ardhjen e Goran Bregoviç në Korçë
0

Dojna Mema kundërshton turmën, ja çfarë thotë për ardhjen e Goran Bregoviç në Korçë

0
0

Ardhja e këngëtari Goran Bregoviç në Korçë ka ngritur mjaft polemika dhe kryesisht ata që e kanë kundërshtuar hapur janë artistët e Kosovës.

Dojna Mema ka preferuar të jetë më e sulmuar duke thënë se ka një mendim krejt ndryshe nga çfarë po përpiqen të bëjnë shumica.

‘Njerëzit që masakrojnë mund të frymëzohen edhe nga Rammstein apo ku di unë se kush. Kjo nuk është arsye. Bijtë e Kosovës duhet të ndihen te braktisur nga politika e tyre që i kanë vënë kundra njëri-tjetrit dhe u paguan rroga serbëve të Kosovës. Bijtë e Kosovës duhet të ndihen të braktisur që kanë mbetur një vend që vetëm konsumon dhe nuk prodhon, bijtë e Kosovës duhet të ndihen të braktisur që kinemaja nuk tregon vërtetë se çfarë masakrash i kanë ndodhur Kosovës.

Bijtë e Kosovës duhet të mos harrojnë shpejt, e të dinë me u bë bashkë. Ky mësim vlen edhe për bijtë e Shqipërisë që ndodnjëherë janë edhe më keq se aq. Bijtë e Kosovës ashtu si bijtë e Shqipërisë duhet të ndërgjegjësohen e të kërkojnë vetë të drejtat e dinjitetin e tyre se ndryshe të gjithë ne bijtë bashkë do të mbetemi si dhentë lëshuar nëpër lëndina që drejtohemi nga bariu i radhës. Nuk ka forcë më të madhe në botë se një popull që bëhet bashkë.

Dhe këtë e them për gjëra të rëndësishme, ato që ndodhin brenda mureve të një Kuvendi, ku vendoset fati im, i yti dhe i fëmijëve tanë. O Erjona se qenka dhe gazetare. Të thashë që në fillim, nuk jam informuar për tekstin se s’di serbisht. Nëse do ishe vërtetë e vëmendshme, siç e kërkon gazetaria, do kuptoje q po flas për diçka krejt tjetër nga “u bë apo nuk u bë ahengu”. Diçka me më shumë vlerë për ne të gjithë. Sikundër, përgjigje ‘a je dakord apo jo”, e thashë qartë tek story i parë Gazetari është vokacion, nuk të bën as shkolla, as puna,’- shkruhet në postimet e Memës.

Linku: https://www.instagram.com/dojnamema/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stories/dojnamema/2633741662428621254/