Home Lifestyle Gjërat që askush nuk i tregon për masturbimin por të gjithë i eksperimentojnë
Gjërat që askush nuk i tregon për masturbimin por të gjithë i eksperimentojnë
0

Gjërat që askush nuk i tregon për masturbimin por të gjithë i eksperimentojnë

0
0

Nuk ekziston mundësia që ju të kënaqeni aq shumë nga masturbimi, sa më pas të jetë e pamundur që të shijoni seksin me një person.

Shpesh mendohet se duke qenë perfeksionist në kënaqjen e vetes, dikush tjetër nuk do të jetë në gjendje të arrijë atë nivel që vetëm ju njihni. Gaboheni! Prekja nga dikush ndryshon gjithmonë nga prekja e vetvetes.

Nuk është diçka e çuditshme që e bëjnë vetëm perversët.

Secili nga ne masturbohet. Edhe gjinekologu tek i cili ti këshillohesh, edhe miqtë e t’u ndërkohë që po flasin me ju në Whatsapp, sepse siç e dimë në kohët moderne të bësh shumë gjëra në të njëjtën kohë është një domosdoshmëri.

Nëse ju nuk kaloni në orgazëm gjatë masturbimit nuk do të thotë se jeni të pashpresë!

Mos u shqetësoni të gjithëve i ndodh që në raste të caktuara të mos arrijnë, sidomos në fazat e para eksploruese. Ose është thjesht një ditë e ngarkuar psikologjikisht, provojeni të nesërmen.

Quhet masturbim edhe nëse po luani prej orësh me vulvën tuaj duke parë ndonjë film erotik.

Nëse po prekeni dhe po kënaqeni megjithëse nuk përjetuat 4 orgazma shpërthyese, kjo është një shenjë e mirë. Ka raste kur përjetohen orgazma të shpejta, por pjesa e hyrjes në lojë është aq e shkurtër sa duket sikur nuk ndodhi asgjë.

Të masturbohesh ndërkohë që ke një të dashur nuk ju bën një vajzë të keqe.

Edhe pse nuk mund të keni ankesa për të dashurin tuaj, ai me siguri masturbohet me raste, kështu që mos u ndjeni fajtore. Ndodh që ai nuk është aty për juve që t’ju kënaqë, kështu që ç’të keqe ka?

Nëse po masturboheni dhe nuk po ndjeni kënaqësi askush nuk do të zhgënjehet.

Mund të eksperimentoni edhe preferenca të çuditshme, pa marrë leje. Nuk duhet t’i tregoni askujt se po e tepron, të rrisë presionin, apo ta marrë me avash. Gjithçka komandohet nga ju. E ku ka më bukur!

Linku: https://www.bustle.com/sex-and-relationships

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/