Home ShowBiz Elisabeth nuk duron më skenat e tyre, Meghan dhe Harry rrezikojnë përballje ligjore
Elisabeth nuk duron më skenat e tyre, Meghan dhe Harry rrezikojnë përballje ligjore
0

Elisabeth nuk duron më skenat e tyre, Meghan dhe Harry rrezikojnë përballje ligjore

0
0

Mbretëreshës Elizabeth i është sosur durimi me deklaratat dhe akuzat e që i drejtohen familjes mbretërore. Ajo ka vendosur që të mos i tolerojë më sjellje të tilla dhe kushdo që mundohet të hedhë akuza do të përbalet me instancat përkatëse.

Sipas raportimeve të ‘The Sun’, Elizabeth është në diskutime me avokatët dhe thuhet se ka marrë vendimin që asnjë sulm tjetër i Meghan ndaj mbretërisë nuk do tolerohet, për asnjë arsye.

Thuhet se një paralajmërim ligjor do i shkojë edhe shtëpisë botuese që pritet të publikojë librin e Princ Harry vitin që vjen. Gjerat mesa duket po vështirësohen për çiftin që hoqi dorë nga të drejtat mbretërore, e pas sulmit me intervistën për Oprah.

Harry pritet të nxjerrë shumë baltë  në librin që do të publikojë dhe pas deklaratës së mbretëreshës mbetet për tu parë se deri në çfarë pikë do të arrijë guximi i tyre.

Linku: https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/search/top?q=royal%20family%20news