Home ShowBiz Pre e një marrdhënie abuzive, Dafina Zeqiri frymëzon femrat me historinë personale
Pre e një marrdhënie abuzive, Dafina Zeqiri frymëzon femrat me historinë personale
0

Pre e një marrdhënie abuzive, Dafina Zeqiri frymëzon femrat me historinë personale

0
0

Dafina Zeqiri fanën dhe influencën e saj shpesh e përdor për kauza të rëndësishme.

Së fundmi ajo ka ndarë një histori personale të padëgjuar më parë. Këngëtarja tregon se vite më parë ka përjetuar një lidhje abusive të cilën e ka vuajtur për shumë kohë.

‘Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë!’.

Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë!

Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite merrja komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!

Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop! “, shkruan Dafina në postime.

 

Linku: https://www.instagram.com/stories/dafina.zeqiri/2652370069360787866/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CTHH7mOLpuK/