Sa kushton kjo porosia?
Pavarësisht nga bilanci juaj bankar, një djalë është gjithmonë kurioz të dijë se sa i shkon fatura.
Sa egoiste është ajo?
Një takim duhet të jetë një përvojë e përbashkët, kështu që nëse vajza po bën gjithçka për të, kjo zakonisht nuk është një gjë e mirë. Nëse ajo dominon bisedën me histori personale për veten, ka shumë mundësi që djali të mos i bëjë përshtypje madje kjo iu bën të dukeni egoiste.
A do të ndalet ndonjëherë së foluri?
Edhe djemtë e qetë ose të turpshëm nuk duan një folës pa pushim në tryezë; ata janë gjithashtu në tryezë dhe ndoshta kanë diçka për të kontribuar.
Cilat rregulla të takimit të parë ka ajo?
A fle ajo apo puth në takimet e para? Ata janë kurioz për natyrën e femrës që kanë përballë në mënyrë që të hedhin hapa të sigurtë.
A dukem mjaft mirë?
Ne e dimë që shumë vajza janë të pasigurta për pamjen e tyre, por kjo vlen edhe për djemtë.
Pse ajo po del me mua?
Ky mendim ata i çmend vazhdimisht për të ditur arsyet pse ajo pranoi ti jepte një mundësi.
Sa e mërzitshme është ajo?
Djemtë e urrejnë që situatat të bëhen të bezdisshme. Ata janë të fokusuar në bisedat e tyre dhe urrejnë kur përsëriten të njëjtat situata.
A vishet gjithmonë kështu?
Si vishet një vajzë në një takim është një punë e madhe, veçanërisht nëse nuk kombinohet me “tipin” tuaj. Nëse ju dukeni bukur ai bëhet kurioz nëse jeni gjithmonë të kuruara kështu.
A keni ndonjë gjë të përbashkët?
Duke supozuar se po kërkoni diçka më të gjatë se një natë, ky mund të jetë mendimi më i rëndësishëm në mendjen e një djali. Duhet të ketë një lloj baze të përbashkët.
A do të kem fat sonte?
Seksi në takimin e parë nuk është kurrë jashtë diskutimit. Djemtë me përvojë kanë më shumë fat në këtë fushë, por akoma varet nga vajza. Sa takime duhen para se ajo të flejë me një djalë? A ka ndonjë gjë që mund të thuhet ose bëhet për të përshpejtuar këtë proces?
Linku: https://www.therichest.com/lifestyle/10-things-a-guy-is-thinking-on-a-first-date/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/happy-young-couple-embracing-in-metro-5911116/