Devis Xherahu është një nga zërat më të dashur të muzikës në vendin tonë. Ai së fundmi ka ndarë me ndjekësit e tij një super surprizë.
Këngëtari do të vijë me një projekt të ri mjaft special. Kënga është popullore qytetare korçare.
Projektit do ti bashkohet një nga emrat më të mëdhenj të aktrimit. Bëhet fjalë për Sotiraq Bratko.
Tek ‘Zonja nga qyteti’ ai ka pasur rolin e Tirka. Tek ‘Rrethim i vogël’ Sotiraqi ka kënduar për herë të parë këngën ‘Kur të jesh mërzitur shumë.’ Ai prej një jete i dhuron artit projekte që do të mbesin gjatë në edukimin dhe memorjen e brezave.
Pjesmarrja e tij në këtë projekt padiskutim është një vlerë e shtuar ku i jep një frymë tjetër këngës dhe mbarë artit në tërësi. Projekti brenda pak ditësh do të jetë pranë nesh dhe mezi po e presim të gjithë.
Linku: https://www.instagram.com/stories/devisxherahu/2662478442007745604/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/devisxherahu/