Elhaida Dani është një nga zërat më të dashur dhe të arrirë të muzikës në vendin tonë.
Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin Ftesë në 5 ku ka ndarë detaje të ndryshme nga jeta e saj.
Ajo ka treguar më shumë rreth hapave të parë drejtë karrierës ndërkombëtare.
Sa i përket eksperiencës në ‘The Voice of Italy’, këngëtarja kujtoi një moment shumë të vështirë në aeroport në Itali.
‘Nuk mē lejuan të futesha në Itali sepse nuk kisha mjaftueshëm para cash me vete. Nuk i kisha! Sapo kisha nisur karrierën time dhe familja më ndihmonte me aq sa mundej. Më lanë një ditë në aeroport dhe më kthyen në Shqipëri ditën tjetër se nuk e justifikoja dot vajtjen financiarisht. Sa herë hyj tani në Itali kam atë “pullën e zezë” dhe kjo gjëja më bezdis’, tha Elhaida.
Linku: https://www.instagram.com/p/CUK6xYEIKYX/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CT5AJiLKpFr
https://www.instagram.com/p/CUK6xYEIKYX/