Chiara dhe Fedez janë një nga dyshet më të ndjekura. Nëse ishit mësuar ti shikonit si çift perfekt. Para disa javësh ata treguan se janë si të gjithë çiiftet e tjera.
Disa javë më parë bëri xhiron e rrjetit një foto e çiftit në Liqenin e Comos, ku ata shfaqen si kurrë më parë duke u zënë, shumë larg imazhit që publikojnë në rrjete sociale.
Sipas ‘Chi’, të cilët kanë siguruar imazhin, Fedez ka shpërthyer ndaj Chiarës, ndërsa kjo e fundit e qetëson. Gjatë zënkës, ai ka bërë një telefonatë, ndërsa blogerja përpiqet të ndërhyjë.
Për herë të parë, Chiara dhe Fedez kanë treguar prapaskenat e sherrit, në një video live në Instagram.
“Është e vërtetë, u zumë keq. Por u sqaruan para se së ktheheshim tek shtëpia jonë në Milano. Sherri më i madh ndodhi pikërisht në çastin kur jemi fotografuar. E kam fjalën për foton që u bë virale në rrjet. Sidoqoftë motivi ishin ca budallallëqe.”
“Motivi ishin ca çështje familjare” – shtoi Chiara, duke e mbyllur këtu këtë temë.
Kujtojmë se në mars të 2018-s ata u bënë prindër për herë të parë me një djalë, të cilin e quajtën Leo. Po ashtu në 23 mars të këtij viti, Chiara Ferragni dhe Fedez, u bënë prindër për herë të dytë. Çifti i famshëm u bekuan këtë herë me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vittoria.
Linku: https://www.italy24news.com/entertainment/news/69408.html
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/chiaraferragni/