Tina Turner i shiti të drejtat për katalogun e saj muzikor. Sipas marrëveshjes, BMG fiton gjithashtu të drejtat për emrin, imazhin dhe sponsorizimeve të ardhshme të këngëtares së famshme.
Kompania nuk zbuloi sa ka paguar, por burimet e industrisë thanë se shifra arrin vlerën e 50 milionë dollarëve.
‘Udhëtimi muzikor i Tina Turner ka frymëzuar qindra miliona njerëz në të gjithë botën dhe vazhdon të tërheqë audiencë të re. Ajo është thjesht më e mira’, tha shefi i BMG, Hartwig Masuch.
Ai tha se kompania kishte për qëllim të prezantonte punën e Turner tek audicenca e re, veçanërisht në transmetimet dhe platformat e mediave sociale të përqendruara tek muzika, si TikTok.
Ndërsa Turner u shpreh se muzika e saj tani është në duar të sigurta. 81-vjeçarja është një nga yjet më të njohur në historinë e muzikës pop.
Linku: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-58814248
Burimi i fotos: https://www.bbc.com/news