Home ShowBiz ‘Koha vetëm shton mallin’, Fiori Dardha emocionon me dedikimin ndaj të shtrenjtës së saj
‘Koha vetëm shton mallin’, Fiori Dardha emocionon me dedikimin ndaj të shtrenjtës së saj
0

‘Koha vetëm shton mallin’, Fiori Dardha emocionon me dedikimin ndaj të shtrenjtës së saj

0
0

Fiori Dardha është një nga gazetaret më të guximshme për ekranet tona.

Ajo pak muaj më parë humbi të ëmën dhe padiskutim sa më shumë koha kalon malli për një figurë kaq të shtrenjtë sa vjen e rritet.

E ftuar në Abc e mëngjesit Fiori ndau një moment rrënqethës.

‘Ndihem bosh, pavarësisht se e kam shpirtin plot me dashuri, pavarësisht se jam e rrethuar për fat të mirë nga njerëz, familjarë që më duan. Një pjesë e zemrës sime është shumë bosh.  Është bosh sidomos kur vë kokën në darkë në jastikë dhe filloj e mendoj e kuptoj që njerëzit që ne kemi dashur shumë dhe kemi humbur, koha nuk  na i largon dot, as dhimbjen nuk  e ndalon dot, vetëm shton mallin. Çdo ditë që kalon më mungon më shumë mami im, çdo ditë që kalon më shton mallin, por ndihem me fat që më ka dhënë këshilla të vyera. Më ka lënë kujtime shumë të bukura dhe ka lënë hijen e një nëne që ka sakrifikuar dhe ka lënë çdo gjë për fëmijët e saj. Jam krenare për mamanë time. E kujtoj me krenarinë më të madhe, e kujtoj me dashurinë më të madhe. Më vjen mirë që ka qenë një nga ato gra që ka lënë mbresa tek kushdo që e ka njohur. Ishte vërtetë një grua e rrallë mamaja ime, por nuk kam njohur ndonjëherë grua me kurajo të tillë,’ u shpreh Fiori.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=fZkDtKA9wN0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/COOC4g1B_Me/