Arrestimi i Dragos Savulescu në Mykonos bëri xhiron e rrjetit pak muaj më parë. Partnerja e tij Angela ka sqaruar të gjitha detajet në një intervistë për Who.
Gjithçka ka nisur shumë vite më parë ku akuza të rënda kanë rënduar mbi emrin e tij padrejtësisht.
‘Jemi duke folur për një histori që ka ndodhur para 19 viteve, në 2002-in, kur ai ishte 28 vjeç. Në këtë çështje me burrin tim kanë qenë edhe 36 të tjerë të përfshirë, bashkë me kryebashkiakun, që ishte shumë i rëndësishëm dhe shteti e ka dashur, ndaj ngjarja u kthye në politike. E gjitha ka qenë për një tokë të madhe që komunizmi ia ka vjedhur një familjeje dhe burri im bashkë me ca të tjerë e ka kërkuar tokën, por nuk e ka marrë kurrë.
Thjesht ka dashur ta marrë, ta privatizojë, por kurrë nuk e bëri. Kështu të gjithë u futën në burg; noterë, punonjës të bashkisë, avokatë, të gjithë.’
Modelja zbulon se shifrat marramendëse që mediat aludonin se bashkëshorti i saj jetonte me para të vjedhura i hedhin poshtë gradualisht instancat përkatëse.
Angela tregon se kjo periudhë ka qenë shokuese për të dhe e ka përjetuar shumë keq. Nga ana tjetër ajo u përplaste me tituj mediash që flisnin për një tradhti të mundshme dhe qëndrim për para nga ana e modeles me Dragos.
Ky moment për çiftin ka shërbyer për ti forcuar më shumë marrdhënien e tyre. Modelja rrëfeu të gjithë gurët që lëvizi për të siguruar lirimin e bashkëshortit. Dragos dhe Angela tani shijojnë jetën e re jashtë problemeve, megjithatë për tu mbyllur çeshtja plotësisht në Rumani ku nisi gjithçka duhet akoma më shumë kohë.
Linku:https://www.revistawho.com/ekskluzive-angela-martini-
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/angela_martini/