Home ShowBiz Baba për herë të parë! Don Xhoni dhe modelja çmendin rrjetin me deklaratat e tyre
Baba për herë të parë! Don Xhoni dhe modelja çmendin rrjetin me deklaratat e tyre
0

Baba për herë të parë! Don Xhoni dhe modelja çmendin rrjetin me deklaratat e tyre

0
0

Don Xhoni është një nga reperët më në zë të momentit. Jeta e tij profesionale dhe personale gjithmonë ka trazuar rrjetin.

Para disa kohësh në media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën një modele ftonte në Rusi Don Xhonin. Modelja e quajtur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli zemër.

Reperi më pas ka realizuar disa live me të dhe të gjithë po dyshonin për një lidhje të mundshme.

Mirëpo nuk mbetet me kaq, modelja ka postuar një foto në Instagram, krahas së cilës e ka quajtur veten “mama”.

Don Xhoni e ka komentuar “nëna më e mirë”. Ky dedikim nuk mund të kalonte në heshtje pa komentin e modeles, e cila i ka shkruar: ‘Babai i ardhshëm’.

Kjo ka nxitur dyshimet e të gjithë fansave se mos vallë reperi po bëhet baba për herë të parë. Megjithatë mbetet për tu parë në vazhdim se çfarë fshihet pas këtyre deklaratave.

Linku: https://www.instagram.com/arianalirey/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d95bb04e-7dc9-4ef7-8cb1-71ddaf9beb04

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/don_xhoni/