Ngjarje e dyshimtë, zbulohen detajet e vdekjes së artistes shqiptare
Policia e Kosovës e ka cilësuar si ‘vdekje të dyshimtë’, vdekjen e regjisores së njohur Burbuqe Berisha. Artistja në momentet e fundit të jetës ndodhej në Ministrinë e Kulturës.
Sipas njoftimit, vdekjen e Burbuqes e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për autopsi.
Vdekje e dyshuar.
Viktima është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj në Ministrinë e Kulturës. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftim.
Burbuqe Berisha u nda nga jeta në moshën 51-vjeçare në ambientet e punës. Ndarja e artistes papritur nga jea ishte një lajm i trishtë për mbarë artin në tërësi.
Linku: sotnews
Burimi i fotos:https://www.facebook.com/burbuqe.berisha.