Motra e Granitit, Genta Cana në daljen e saj të fundit në Prive ka vendosur të flasë për lidhjet e të vëllait.
Ajo tregoi se ai ka pasur një numër të konsiderueshëm femrash në jetën e tij që jo të gjitha ajo i mban mend.
Genta tha se pasi Graniti pa Donaldin dhe Borën ka reflektuar mbi raportin e saj me Fifin dhe prandaj kanë vendosur të mbeten miq.
Ajo tha se para se të hynte në Big Brother ka pasur një lidhje ku ka pasur shumë dashuri mes tyre.
Kujtojmë se shumë zëra thonë se me hyrjet e vajzave të fundit ka hyrë ish e dashura e tij.
E motra ka vendosë të flasë për këtë.
‘Unë në fakt nuk i di të gjitha lidhjet e Granitit, apo dhe për cfare flitet; nuk e di me kë ka pa punë realisht. Nuk kam informacion, vetëm të të gënjej, kështu që po tërhiqem prej kësaj pyetjeje’, është shprehur ajo.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=BkXyjWsKRrM
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CUsNPi6o_6z/