Nuk iu ndahet rrënjëve! Rita Ora dhuron veshjen tradicionale në Muzeun Etnografik të Tiranës – ArkivaNews
Home ShowBiz Nuk iu ndahet rrënjëve! Rita Ora dhuron veshjen tradicionale në Muzeun Etnografik të Tiranës
Nuk iu ndahet rrënjëve! Rita Ora dhuron veshjen tradicionale në Muzeun Etnografik të Tiranës
0

Nuk iu ndahet rrënjëve! Rita Ora dhuron veshjen tradicionale në Muzeun Etnografik të Tiranës

0
0

Rita Ora është padiskutim një nga zërat më të dashur në mbarë globin. Ajo që e bën akoma më të dashur këngëtaren është fakti se nuk i harron kurrë rrënjët.

Ajo ka dhuruar një nga veshjet e saj tradicionale në Muzeun Etnografik të Tiranës.

E veçanta e kësaj veshje është se këngëtarja e famshme botërore me origjinë shqiptare Rita Ora, e përdori në videoklipin e këngës hit “Gunna”, pjesë e albumit “Bang”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur lajmin, si dhe shprehu falenderime për artisten e njohur e familjarët e saj.

‘Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një “Bang”.’

Linku: https://www.instagram.com/p/CWQXDmqMdi6/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ritaora/

tags: