Home Lifestyle Arsyet që nuk na lejojnë ti mbajmë premtimet
Arsyet që nuk na lejojnë ti mbajmë premtimet
0

Arsyet që nuk na lejojnë ti mbajmë premtimet

0
0

Ju i thoni një shoku, fëmijës suaj, partnerit tuaj se do të bëni diçka për ta, por në të vërtetë nuk e bëni atë.

Njihuni me arsyet e sinqerta pse nuk mund t’i mbani premtimet tuaja.

1 Ju keni qëllime të mira por thjeshtë nuk i’a dilni dot. Ne duam të përmbushim premtimin tonë ndaj tyre, por zakonisht thjesht nuk jemi në gjendje ta zbatojmë.

2 Ju thjeshtë tregoni se çfarë do të dëshironit të bënit por nuk merrni guximin ti realizoni.

Ne themi se mund ta realizojmë atë plan biznesi deri të premten, edhe pse e dimë se ka pak mundësi që ta realizojmë përpara të mërkurës pasuese.

3 Nuk ndiheni mjaftueshëm apo keni ekonomi  për ta realizuar premtimin.

Ne premtojmë tepër si një mënyrë për të fituar favorin dhe miratimin nga të tjerët. Ne duam që ata të besojnë se kemi disa tipare personale, kështu që ne bëjmë premtime rreth asaj sjelljeje, duke shpresuar të rrisim vlerësimin tonë në sytë e tyre.

4 Nuk jeni rehat duke thënë ‘jo’ dhe bëjmë premtime boshe.

Është e vështirë t’u thuash “jo” njerëzve që na interesojnë ose që kanë një lloj ndikimi mbi ne. Në vend që të rrezikojmë një reagim negativ të menjëhershëm prej tyre, ne u tregojmë atyre diçka që duan të dëgjojnë në këtë moment.

Linku: https://www.yourtango.com/experts/janbowen/why-you-keep-breaking-your-promises-without-meaning

Burimi i fotos:pexele.com