Home ShowBiz Britney Spears së shpejti mama! Burime pranë saj zbulojnë më shumë
Britney Spears së shpejti mama! Burime pranë saj zbulojnë më shumë
0

Britney Spears së shpejti mama! Burime pranë saj zbulojnë më shumë

0
0

Britney Spears pasi mori lirinë e saj duket se ka vendosur të realizojë ëndrrat e saj.

Burime pranë këngëtares kanë treguar se shumë shpejt ajo mund të zgjerojë familjen.

Jennifer Otter Bickerdike, autorja e “Being Britney”, ka zbuluar se fansat mund të presin një njoftim në muajt e ardhshëm.

Ajo tha se këngëtarja dëshiron të përfitojë sa më shumë nga jeta e saj ‘normale’ dhe të fillojë të zgjerojë familjen e saj me të fejuarin Sam Asghari.

Sipas Jennifer, këngëtarja mund të bëjë një njoftim për shtatzëninë në muajt e ardhshëm.

“Nuk do të habitesha nëse ajo është tashmë shtatzënë. Ajo mezi pret të ketë një vajzë,” tha ajo për revistën OK! Kujtojmë ajo është nënë e dy djemve, Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç.

Linku: https://www.ok.co.uk/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/britneyspears/