Ndarja e shtëpisë në grupe ka bërë që të kriset raporti mes Monikës dhe Ilirit.
Mbrëmjen e djeshme u trasmetua një klip i cili futi në sherr dyshen. Gjatë klipit Iliri deklaroi:
Këtej më fërkon mua krahët, këtej i buzëqesh Donaldit. Ka disa gjëra që nuk më pëlqejnë!
Sot dyshja kanë diskutuar mbi këtë temë dhe nga rezultati i bisedës kuptojmë se krisja është e fortë.
‘Ti ke gjë me mua, apo jo?”- pyeti Iliri, aktoren e cila iu përgjigj: “Sigurisht që më ka ngelur hatri sepse nuk e konceptoj dot kurrë që ty të rrah krahët dhe këtej bëj gjë tjetër. Sidomos me ty. Ti e ke parë kemi dy muaj këtu. Unë nuk e them dot kurrë atë për ty. Çfarë nuk më pëlqen ta kam thënë.’
Gara sa vjen dhe bëhet më e vështirë dhe raportet dhe aleancat bien rrugës për shkak të lojës e njëjta gjë ka ndodhur me ta.
https://www.instagram.com/p/CW8fbQ4FRDH/
Linku: https://www.instagram.com/p/CW8fbQ4FRDH/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ed4bc134-fbe8-4130-ab89-66a7b94fd82d
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/