Home Lifestyle Zbulohet arsyeja, ja pse bebet buzëqeshin ndërsa flenë
Zbulohet arsyeja, ja pse bebet buzëqeshin ndërsa flenë
0

Zbulohet arsyeja, ja pse bebet buzëqeshin ndërsa flenë

0
0

Shumë njerëz mendojnë se foshnjat shohin engjëjt gjatë gjumit, dhe kjo është arsyeja pse ata buzëqeshin. Por kjo mund të mos jetë e vërtetë – pasi nuk ka shumë prova shkencore në dispozicion. Foshnjat ka të ngjarë të buzëqeshin ose të qeshin në gjumë për një (ose më shumë) nga arsyet e mëposhtme.

Zhvillimi i emocioneve.

Ndërsa janë zgjuar, të vegjlit janë të ekspozuar ndaj tingujve dhe pamjeve të reja. Gjatë kësaj kohe, truri i tyre në zhvillim mund të tentojë të regjistrojë të gjitha përvojat dhe informacionet e përditshme që u vijnë, të cilat ndoshta përpunohen ndërsa janë në gjumë. Emocionet e lumtura të ndjera gjatë trajtimit të njohurive të reja dhe të kuptuarit e tyre mund të shfaqen përmes buzëqeshjeve ose të qeshurave në gjumë. Prandaj, buzëqeshja ose e qeshura gjatë gjumit mund të jetë pjesë e procesit të zhvillimit të emocioneve tek foshnjat.

Lëshimi i gazrave.

Besohet se foshnjat fillojnë të shfaqin buzëqeshje sociale pasi mbushin 3-4 muajsh. Por nëse një foshnjë buzëqesh në javët e para të lindjes së tij, mund të sugjerojë se ai ndoshta po lëshon gazra.

Cikli i gjumit.

Ndërsa në gjumin ai mund të përjetojë disa ndryshime fiziologjike që shkaktojnë disa reflekse dhe një prej tyre mund të jetë një buzëqeshje. Në rast se vëreni fëmijën tuaj duke buzëqeshur ose duke qeshur në gjumë, ai mund të jetë në ciklin e gjumit REM, duke kujtuar një episod qesharak që ka ndodhur më herët gjatë ditës.

Shkaqe të tjera mjekësore.

Në raste të rralla, konvulsionet dhe krizat mund të shfaqen si të qeshura të pandërprera. Nëse vëreni simptoma të tjera si humbje peshe, probleme gjatë gjumit, periudha të shpeshta nervozizmi tek ai ose të qeshura pa ndonjë arsye të dukshme, duhet ta çoni menjëherë te mjeku.

Linku: https://parenting.firstcry.com/articles/why-babies-smile-while-sleeping-and-what-does-it-mean/

Burimi i fotos: usplash.com