‘Janë thyer rregulla të forta’, Kledi zbulon të pathënat nga produksioni i Big Brother Vip
Kledi Hysa është një nga banorët më të komentuar dhe pse prej javësh është eleminuar nga shtëpia vip.
Në daljen e tij të fundit Kledi ka treguar se janë thyer shumë rregulla të forta në këtë spektakël dhe gjërat nuk janë trasmetuar ashtu siç kanë qenë. Një ndër ta ka qenë mesazhi i Arbanës se e dashura e Kledit nuk ka dashur ti bashkohej surprises për shkak të xhelozisë.
‘Ajo asnjëherë nuk më pyeti, a je në lidhje? Sepse në po bënim muhabet dhe s’mund të thosha që jam i lidhur. Ajo iku, le ta shijoj Donaldi. E dashura ime nuk erdhi prej problemeve me avionin, jo se nuk donte. Kishte shkruajtur gjëra për mua por nuk u transmetuan. Jemi bashkë, të shohim për më tej. Aty janë thyer shumë rregulla të forta. Arbana thjesht më ndihmoi të hyja.
Monika dihet ça flet tani, s’thotë pastaj. Monikës nuk i takonte fare, kalon kufijtë. Kam njeri që nuk i tregoj shumë emocionet dhe aty nuk e kontrolloja dot veten dhe shpesh herë pyesja “A jam unë ky”. Edhe në shumë show live, më pëlqente se njeriu do ta tregojë emocionin. Çdo herë kur tregoja emocione ndihesha shumë i lumtu’, shprehet Kledi.
Linku: https://www.instagram.com/kledihysa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kledihysa/