Home ShowBiz Ben Affleck bën deklaratën e papritur për ish partneren Jennifer Garner
Ben Affleck bën deklaratën e papritur për ish partneren Jennifer Garner
0

Ben Affleck bën deklaratën e papritur për ish partneren Jennifer Garner

0
0

Ben Affleck ka vendosur të flasë për ish partneren Jennifer Garner. Ai tregoi se gjithçka përfundoi në kohë pa agravuar situata.

‘Përfundimisht ne provuam shumë dhe atë për një kohë të gjatë që ta shpëtonim lidhjen tonë, sepse i kishim fëmijët dhe nuk donim që ata të rriteshin me këtë lloj modeli të martesës jofunksionale.

Të gjitha gjërat që i keni lexuar nëpër media e portale janë shpifje. E vërteta është që ne i kemi marrë shtruar të gjitha gjërat dhe në fund së bashku e morëm vendimin për t’u ndarë.

Me kalimin e vjetëve ishim larguar nga njëri-tjetri dhe e kishim një martesë e cila nuk po funksiononte.

Këto gjëra ndodhin mes çifteve. Partnerja ime ishte një grua të cilën e doja dhe respektoja shumë, por me të cilën nuk duhej të vazhdoja të isha i martuar. Prandaj u ndamë në mënyrë shoqërore. E kishim dhënë më të mirën nga vetja, por pa sukses. A kemi pasur momente tensioni, mosmarrëveshje rreth kujdestarisë së fëmijëve, mëri ndaj njëri-tjetrit? Po. Por në thelb, mes nesh gjithmonë ekzistonte respekti. Unë e dija se ajo është një nënë e mrekullueshme dhe gjithmonë shpresoja që edhe ajo mendonte se jam një baba i mirë. Sepse e dija që isha i tillë’. Ne ndoshta do të kishim përfunduar në fyt të njëri-tjetrit. Ndoshta do të kisha pirë akoma, -tha Affleck.

Sot Ben është mjaft i lumtur përkrah Jennifer Lopez.

Linku: https://pagesix.com/2021/12/14/ben-affleck-id-still-be-drinking-if-i-stayed-married-to-jennifer-garner/

Burimi i fotos: https://pagesix.com/