Anna Gjebrean dhe pak ditë e ndajnë nga spektakli madhështor i ‘Eurovision Junior 2021’.
Anna do të na përfaqësojë me këngën “Stand by you” e cila mban një mesazh të fortë për bullizmin.
Prej ditësh ajo ka vazhduar rrugëtimin e saj drejtë Francës për të bërë përgatitjet e fundit.
Në këtë rrugëtim mjaft special Annën po e shoqërojnë Arditi, e ëma dhe e gjithë Shqipëria e suporton nga larg.
Së fundmi me një surprizë emocionuese i vëllai Joni ka shkuar për ta përkrahur nga afër të voglën e tij.
Ka qenë Arditi ai që e ka ndarë këtë moment emocionues me një postim në rrjete sociale.
‘Joni na ka munguar shumë, por sot ai erdhi pa lajmëruar për të qëndruar pranë motrës dhe pranë nesh në këto momente të ngarkuara plot emocione e përgjegjësi për Annën.’
https://www.instagram.com/p/CXjWhBGDX7n/
Linku: https://www.instagram.com/p/CXjWhBGDX7n/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CXjWhBGDX7n/