Home Aktualitet E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 25 vjeçare DJ i njohur shqiptar
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 25 vjeçare DJ i njohur shqiptar
0

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 25 vjeçare DJ i njohur shqiptar

0
0

DJ i njohur nga Kosova Erin Godanci është ndarë nga jeta në moshën 25 vjeçare.

Lajmi i trishtë ka prekur të gjithë miqtë, familjarët dhe të afërmit e të ndjerit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

‘E nderuar familje Godanci

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë shumë të re, të muzicientit Erin Godanci.

Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, në këto ditë shumë të vështira për ju.

Erin Godanci do të kujtohet gjithmonë për pozitivitetin, dashurinë për punën që bënte dhe edukatën e lartë që e përqonte me gjithë komunitetin dhe njerëzit përreth. Skenës muzikore dhe shoqërisë sonë do ti mungojnë shumë performancat e tij.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Erin Godancit.’

Hajrulla Çeku

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Linku: https://www.facebook.com/MKRS.MKOS.MCYS

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/MKRS.MKOS.MCYS