Home Lifestyle Shumica i shkruajnë gabim, ja çfarë duhet të dimë për drejtshkrimin e këtyre fjalëve
Shumica i shkruajnë gabim, ja çfarë duhet të dimë për drejtshkrimin e këtyre fjalëve
0

Shumica i shkruajnë gabim, ja çfarë duhet të dimë për drejtshkrimin e këtyre fjalëve

0
0

Deformimi i drejtshkrimit sa vjen dhe bëhet më i shpeshtë për shkak të përdorimit të fjalëve të huaja dhe deformimit nga rrjetet sociale.
Shumë fjalë shkruhen gabim për një sërë arsyesh por më poshtë do të cilësojmë disa prej tyre.

Shkruhet shpesh: gjithëçka ose gjithshka

Duhet: gjithçka

Ë-ja fundore e fjalës gjithë bie në fjalët e përngjitura, si: gjithçka, gjithherë, gjithçmos, gjithfarë, gjithkah, gjithkund, gjithkush, gjithmbarë, i gjithmbarshëm, gjithmonë, gjithnjë, gjithsaherë, gjithsecili, gjithsesi etj.

Shkruhet shpesh: agjensi

Duhet: agjenci

Fjalët e huaja nga burimi latin e neolatin me c do të shkruhen me c e jo me s. Po ashtu, fjalët me burim grek a latin, që kanë një g përpara zanoreve i dhe e, shkruhen me gj (dhe jo me xh) ashtu si shqiptohen; p.sh.: agjenci, gjeografi, gjeometri, gjeneratë, gjenezë, gjimnastikë, higjienë, origjinë etj. Në agjencitë turistike ku shkruhet si në rastin e fotos, meritoni një paketë “all inclusive.”

Shkruhet shpesh: Djath

Duhet: Djathë

Shkruhet -ë-ja fundore te emrat mashkullorë dhe shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës: atë, burrë, djalë, gjalmë, gjumë, kalë, lëmë, lumë; ballë (balli, ballët), brumë (brumi, brumët), djathë (djathi, djathët), drithë, drithëra, dyllë, dhallë, dhjamë, gjalpë, mjaltë, ujë, ujëra etj.;

Shkruhet shpesh: marrdhënie, mardhënie, marrëdhënje

Duhet: marrëdhënie

Emrat femërorë foljorë me prapashtesën -je e ruajnë j-në në trajtën e pashquar dhe të shquar të njëjësit dhe të shumësit; p.sh.: ardhje, derdhje, dalje, lidhje, marrje, mbështetje, pritje, shitje, tretje etj. Por ku bashkohet j-ja me n-në, do të shkruhen nie dhe jo nje; p.sh.: dhënie, marrëdhënie, parathënie, etj.

Shkruhet shpesh: çertifikatë

Duhet: certifikatë

Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ç apo me s: celebrim, celular, centralist, centralizoj, certifikatë, procedurë, proces, etj.

Shkruhet shpesh: e dielë

Duhet: e diel

Nuk shkruhet ë-ja fundore tek të gjithë emrat, te të cilët grupi i zanoreve ie ndiqet nga një bashkëtingëllore e lëngët (l, ll, r) dhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre: e diel, diell, miell, qiell, etj.; diellor, përmiell, miellzim, qiellor, etj.;

Shkruhet shpesh: Dixhitalizim

Duhet: Digjitalizim

Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët që burojnë kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane dhe që në shqipen kanë një gj të ndjekur nga një e ose i, shkruhen me gj.

Shkruhet shpesh: vënd

Duhet: vend

Së bashku me qendër – jo qëndër, mendje jo mëndje; fle jo flë; Shkruhen me e (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëIlore hundore (m, n, nj).

Shkruhet shpesh: Mirësevini!

Duhet: Mirë se vini!

Mirë se erdhe! Mirë se vjen! Mirë se rrini! Mirë se ju gjeta! Mirë ardhsh! Mirë vafsh! Mirë mbetsh! Qofsh mirë! Ju bëftë mirë!”, shkruhen ndaras, jo bashkë, siç hasen zakonisht, sidomos në institucionet arsimore, ku mësohet gjuha shqipe.

Shkruhet shpesh: Qera

Duhet: Qira

Në fakt, kjo fjalë shkruhet me i dhe jo me e. I-ja nuk jepet me qira në këtë rast.

Shkruhet shpesh: sërisht

Duhet: sërish

Sërish hyn në grupin e atyrë fjalëve, të cilave u shtohen “bishta”, si, p.sh., thuhet Yzberisht, në vend të Yzberish, shkruan Prof. Bejtja

Linku: https://www.portalishkollor.al/

Burimi i fotos: pexele.com