Home ShowBiz Elizabeth njofton ndryshimin e papritur, ja çfarë do të ndodhë me titujt mbretëror
Elizabeth njofton ndryshimin e papritur, ja çfarë do të ndodhë me titujt mbretëror
0

Elizabeth njofton ndryshimin e papritur, ja çfarë do të ndodhë me titujt mbretëror

0
0

Mbretëresha Elizabeth II kërkoi që Dukesha e Kornuollit të njihet si Princeshë Camilla kur djali i saj, Charles, të marrë fronin.

Kur Princi Charles u martua me Camilla në vitin 2005, çifti lajmëroi se ajo dëshironte të njihej si “Grua Princeshë”, pavarësisht se kishte të drejta edhe mbi titullin “Mbretëreshë”.

Mbretëresha u konsultua fillimisht me trashgëimtarët e saj të drejtpërdrejtë, Princat Charles dhe William përpara se të bënte një lajmërim kaq të rëndësishëm për titujt. Kjo nënkupton se edhe populli britanik është gati ta pranojë Camilla si Mbretëreshë.

‘Do të doja t’ju shprehja falënderimet e mia për mbështetjen tuaj. Mbetem përjetësisht mirënjohëse dhe e përulur ndaj besnikërisë dhe dashurisë që më jepni. Kur koha të vijë dhe djali im Charles të bëhet Mbret, e di që do i jepni atij dhe gruas së tij, Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua. Dëshira ime është që Camilla të njihet si ‘Grua Mbretëreshë’ teksa vazhdon shërbimin e saj besnik”, ishte fjala e Mbretëreshës.

Kjo është një ndërhyrje e madhe nga monarku, që është i vetmi person i cili mund të përcaktojë titujt mbretërorë.

Linku: https://nypost.com/2022/02//queen-elizabeth-backs-camilla-as-queen-consort/?_ga=2.31404732.281823389.1644240372-515298419.1625402266

Burimi i fotos: https://nypost.com/

tags: