Monika Lubonja pas daljes nga shtëpia vip ka qenë e ftuar në ‘Shqipëria Live’ ku ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj.
Gjatë kohës që ka qenë në shtëpi artistja u diskutua për pagën që merrte si këshilltare pa punuar.
E pyetur mbi këto zhurma pas daljes Monika shprehet:
‘Kam kërkuar të më ndërpritet paga, ndaj nuk jam paguar për 4 muaj. Edhe sot që jam me juve jam e pa paguar dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht dhe kjo është fatkeqësia e opinionit që marrin diçka, e sjellin dhe e japin bruto’.
Raporti i Monikës me Ilirin dhe Donaldin ka qenë një nga më të komentuarat në rrjet.
‘Nuk kam qenë me 100 fytyra. Hyra për Monikën. Në momente të caktuara situatat ndryshonin dhe jam me të drejtën. Unë i shkoja pas situatave dhe ngjarjeve që kishte shtëpia. Unë kam thënë mendimin tim, pastaj secili nga ata ka mendimin e tyre, por qëllimi kryesor nuk ka qenë që të isha Iliri apo Donaldi por në asnjë moment nuk bëra lojë me njërin apo tjetrin.”
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=rpYPSpQy-J4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/monikalubonja/